Home / Qeveritare / Kodheli falenderon FA: Kemi rikthyer sigurinë e turizmit

Kodheli falenderon FA: Kemi rikthyer sigurinë e turizmit

kodheli4-443x350 Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka falenderuar Forcat e Armatosura për kontributin që kanë dhënë në pastrimin e plazheve, por edhe në ruajtjen e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kodheli shkruan se është rikthyer siguria në turizmin shqiptar.

“Faleminderit nga zemra të gjithë efektivëve të FA që kontribuan në këtë sezon turistik duke pastruar dhe ruajtur plazhet. Janë me dhjetëra rastet kur djemtë dhe vajzat me uniformë kanë shpëtuar jetë njerëzish duke dhënë ndihmën e shpejtë si dhe duke ofruar ndihmë mjekësore 24 orë në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Kemi rikthyer sigurinë e turizmit shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.