Home / Politika / “Vetting”-u drejt heshtjes. Nishani niset për OKB, asnjë lëvizje për ligjin

“Vetting”-u drejt heshtjes. Nishani niset për OKB, asnjë lëvizje për ligjin

Edhe pse kanë kaluar 17 ditë nga votimi i “Vetting”-ut në Parlament, Presidenti i Republikës ende nuk është shprehur për dekretimin apo jo të tij. Pak ditë më parë, burime për Top Channel bënë të ditur se pritej që Presidenti të shprehej për këtë ligj deri në datë 16 shtator, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Edhe pse, sipas ligjit, ai ka ende kohë deri të hënën për t’u shprehur, fakti që Presidenti udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, e bën të pamundur që ai të shprehet në distancë.

Të premten, faqja e Presidencës publikoi disa dekrete të firmosura nga kreu i shtetit, por, burime nga Presidenca i thanë Top Channel-it se nuk ka asnjë informacion të ri për ligjin e “Vetting”-ut. Partia Demokratike, edhe pse e bojkotoi votimin duke paralajamëruar dërgimin në Kushtetuese, ditët e fundit është përfshirë nga heshtja.

Nëse është kështu, me shumë gjasa Presidenti po anon ndaj kalimit në heshtje të ligjit të “Vetting”-ut, duke mos u shprehur dhe automatikisht ligji të hyjë në fuqi, 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Çka do të përbënte edhe mënyrën më të shpejtë të fuqizimit të tij. E përkthyer në data, në dy javët e para të muajit tetor.

One comment

  1. Si ka munesi qe Amerika pranon plehun shqipetar Bujar Nishanin?

Leave a Reply

%d bloggers like this: