Teknologji

Në radhë për iPhone 7

Australianët u vunë në radhë për t’u bërë të parët në botë që do të shtinin në dorë të shumëlakmuarin iphone 7.

Pavarësisht shiut të lehtë, 200 vetë kanë pritur në trotuar hapjen e dyerve të dyqanit të Apple-it në Sydney. Marcus Barsoum e kishte zënë radhën që të mërkurën. Zhgënjimi i tij ishte i madh kur mësoi se nuk do të merrte dot atë që dëshironte aq fort, iPhone 7 i zi. Modeli në këtë ngjyrë kishte shteruar i gjithi prej shitjeve me porosi.

“U trishtova, në fakt u mërzitëm të gjithë. Por zemërimi na kaloi shpejt. Personalisht jam shumë i kënaqur tani që po marr thjesht një 7 të errët, nuk prish punë. Megjithatë mendova se Apple-i, duke qenë ajo kompani që është do kishte rezerva. S’më shkoi mendja se ato modele do të shiteshin të gjitha që përpara me porosi. Thashë se do kishin diçka menjanë për adhuruesit besnikë, si puna ime, që presim në radhë”, u shpreh Barsoum.

Dikush tjetër, ende ka shpresa.

“Them se mbase arrijmë t’i bindim duke qëndruar këtu për 24 orë. Unë do ta blej shtatën, por ajo që ëndërroj të marr në fakt është një shtatë plus”, thotë Nick Saini, student.

Skena të ngjashme kishte edhe përpara dyqaneve të Apple-t në Pekin e Hong Kong, si dhe në Japoni, ku iPhone 7 sapo ka dalë në shitje. iPhone-i i ri ka disa specifika të ndryshme nga paraardhësi i tij. Është rezistent ndaj ujit, kufjet i ka me wireless, vjen me një çip të përforcuar dhe kamerën e ka me lente të dyfishtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button