Home / Politika / LSI, zgjedhje për kryetarin; Meta konfirmon kandidimin, Rrokaj përballë tij

LSI, zgjedhje për kryetarin; Meta konfirmon kandidimin, Rrokaj përballë tij

Lëvizja Socialiste për Integrim, në mbledhjen e kryesisë së saj të zhvilluar këtë të premte, ka vendosur që 6 nëntori të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të partisë.
Gjithashtu, “kryesia vendosi që data 30 shtator 2016 të jetë afati i fundit i regjistrimit të kandidaturave për kryetar të LSI-së”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm, Luan Rama.
Në një konferencë për shtyp, Rama ka theksuar se, “në këtë mbledhje të kryesisë, kryetari aktual Ilir Meta konfirmoi kandidaturën për kryetar, ndërsa anëtari i kryesisë, profesor Shezai Rrokaj shpalli kandidaturën” për këtë post.
“Duke e konsideruar këtë fazë të zhvillimit të LSI një moment shumë të rëndësishëm për konfirmimin e vlerave të saj, por edhe të konsolidimit të rolit të saj përballë sfidave politike, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët e mbështetësit të bëhen pjesë e fushatës së zgjedhjeve duke ofruar propozimet e tyre”, ka thënë Luan Rama, i cili ka bërë me dije se kandidaturat e tjera janë të mirëpritura.
“Deri më 30 shtator është e hapur fushata e regjistrimit dhe ftoj këdo që synon të kandidojë për kryetar të vijë e të regjistrohet”, ka shtuar Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: