Bota

SHBA – Gjobë rekord prej 14 miliardë dollarë për “Deutsche Bank”

Banka gjermane, “Deutsche Bank” pësoi sot një tjetër goditje të rëndë pas njoftimit të një gjobe rekord prej 14 miliardë dollarësh në SHBA për të shlyer një çështje të lidhur me “subprimes”, ndonëse banka kryesore gjermane në përfundim do të paguajë më pak.

Për shkak të kësaj gjobe, Bursa e Frankfurtit ka reaguar fuqishëm duke sjellë një rënie të ndjeshme të aksioneve të gjigantit të financave me 8,47 për qind.

“Deutsche Bank”, e implikuar në rreth 8 000 çështje gjyqësore në gjithë botën, ka marrë më parë një gjobë prej 2,5 miliardë dollarë për manipulim të normave ndërbankare në SHBA.

Nëse kjo gjobë konfirmohet, shuma prej 14 miliardë dollarë do të jetë më e madhja që një bankë e huaj duhet të paguajë në SHBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button