Home / Qeveritare / Rama: Fund shkatërrimit të burimeve strategjike

Rama: Fund shkatërrimit të burimeve strategjike

 RAMA-KKT-4-524x350Një fenomen dramatik ka shoqëruar Shqipërinë në gjithë këto vite, që është fenomeni i shkatërrimit të burimeve tona strategjike, që janë territori dhe gjithë pasuritë natyrore, ka deklaruar Kryeministri Edi Rama te premten në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Ai theksoi se duhet parandaluar shkaterrimi i burimeve natyrore duke pezulluar lejet e reja dhe planet e detajuara vendore.

Kryeministri Edi Rama  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Foto Agim Dobi

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Foto Agim Dobi

“Shkatërrimi i burimeve natyrore strategjike përgjatë këtyre viteve është një nga fenomenet më dramatike për Shqipërinë. Përpjekjet tona për të frenuar këtë fenomen kanë qenë të mëdha, por problem i madh mbetet vulosja dhe firmosja e njësive vendore për leje ndërtimi të paligjshme, që kanë shkaterruar burimet natyrore”, tha Rama duke argumentuar dhe nismen që do ndërmarrë qeveria, së bashku me Këshillin Kombëtar të Territorit per frenimin e këtij fenomeni, ku një efekt pozitiv do sjelle ndarja e re administrative.

Kryeministri Edi Rama  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Foto Agim Dobi

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Foto Agim Dobi

“Fokusimi do jetë tek pjesa që ka të bëjë me frenimin e inercisë që ka kapur këto vite, me vendimmarrjen e njësive vendore, të cilat janë përgjegjëse për këtë shkatërrim”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Foto Agim Dobi

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Foto Agim Dobi

Po ashtu, kryeministri paralajmëroi se do të ndiqen penalisht të gjithë abuzuesit dhe shkelësit e ligjit në mbrojtje të burimeve natyrore

Leave a Reply

Your email address will not be published.