Arte

Agron Peni, hapi Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Tiranë

“Unë kisha kënaqësinë që të hapja këtë edicion, i cili përfshinë kitaristë të famshëm botërorë”, ka thënë Peni për KultPlus, i cili në këtë festival është paraqitur i shoqëruar edhe nga instrumentistët e tjerë.

Kitaristi nga Gjakova, Agron Peni ka hapur mbrëmë edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës në Tiranë. Krijimet e Penit, bën që koha e rezervuar për të prej 60 minutave, të shtyhej edhe për dhjetë minuta të tjerë, pasi që, duartrokitjet e të pranishmëve bën që kitaristi Peni të kthehej edhe njëherë në skenë.

“Unë kisha kënaqësinë që të hapja këtë edicion, i cili përfshinë kitaristë të famshëm botërorë”, ka thënë Peni për KultPlus, i cili në këtë festival është paraqitur i shoqëruar edhe nga instrumentistët e tjerë si: Adorel Haxhiaj- violonçel, Taulant Rruci-violine, Fatlind Ferati, bas kitare dhe Fidan Latifi-bateri.

Në këtë edicion do të marrin pjesë në ditët në vijim edhe kitaristë të shumtë, kurse vetë Peni, pas kësaj paraqitje në Tiranë, paraqitjen e radhës do ta ketë në DAM Festival, paraqitje kjo që do të bëhet më 22 shtator, në orën 21:00, në Teatrin “ODA”, në Prishtinë, ku sipas Penit, pos që do të luaj solo, ai do të paraqitet edhe në quintet

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button