Rajoni

Ivanov-Nikoliq: Qëllimi i përbashkët strategjik, integrimi në BE dhe mbështetja reciproke

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot zhvilloi takim me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili ndodhet për vizitë pune në Maqedoni. Presidentët e Maqedonisë dhe Serbisë, Ivanov dhe NIkoliq, në takimin e sotëm tet-a-tet, ndërsa më pas edhe në prononcimin e tyre publik konfirmuan se qëllimi i tyre i përbashkët strategjik është integrimi në BE dhe mbështetja reciproke.

“Ne përpiqemi që me të gjithë fqinjët tanë të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Kjo vizitë dedikuar 100 vjetorit të Betejës së Kajmakçalan-it, njëjtë edhe festimeve të mëparshme në Zabërnjak dhe Shën Sava dëshmojnë si Maqedonia dëshiron të ndërtojë marrëdhëniet me fqinjët e saj. Presim që Serbia t’i përmbush ata ngjarje festive të cilat ne i kemi, por ndodhen në territorin e Serbisë. Mendojmë se me përmbylljen e marrëveshjes dypalëshe për mbrojtjen e monumenteve kulturore do të mundësohet dhe garantohet e drejta e nxitjes, ruajtjes dhe festimit të trashëgimisë kulturore, traditave dhe ngjarjeve me rëdësi historike për të dy vendet”, deklaroi presidenti Ivanov.

Sipas presidentit Ivanov, vendet e Ballkanit patjetër duhet të ecin përpara pa mos bllokuar qëllimin e tyre, që është anëtarësimi në BE. Ai shtoi se institucionet e Maqedonisë dhe Serbisë janë duke zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se së shpejti pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje të ndërsjellë mbi monumentet kulturore dhe historike në të dyja vendet.

“Ne si presidentë nuk mund të ndryshojmë historinë, por mund të ndryshojmë të tashmen dhe të ardhmen, e cila është realizimi i qëllimeve tona strategjike që janë identike për të dy vendet dhe për këtë arsye ngadalësimi i procesit të integrimit evropian të rajonit tonë e konsiderojmë si diçka që ndikon në atë forcë dhe energji që tranformon shoqëritë tona. Ne jemi të bllokuar në këtë proces, ndërsa Serbia përparon. Për ne është shkurtuar ajo energji, sepse jemi të bllokuar dhe ende nuk kemi marrë një datë për fillimin e bisedimeve për integrimin në BE, por të gjithë ne që jetojmë në vendet e Ballkanit patjetër duhet të ndihmojmë të gjithë këtë rajon të lulëzojë, sepse kjo është me interes të përbashkët”, tha Ivanov.

Ivanov dhe Nikoliq në takimin e tyre në Manastir publikisht u falënderuan për ndërhyrjen e shpejtë në ndihmë të popullsisë së prekur nga përmbytjet e fundit në rrethinën e Shkupit dhe atë të Beogradit.

“Tragjedia në të cilën ne ndihmuam si fqinj të vërtetë ishte përgjigje e miqësisë dhe ndihmës ndaj jush, pasi që ju të parët ndihmuat në Obrenovac. Jetojmë në Ballkan, disa nga Ballkani janë ndarë si evropianë, ndërsa neve na kanë lënë në hapësirën e cila tani quhet Ballkani Perëndimor dhe që shtrihet deri në Bosnjë e Hercegovinë. Detyra jonë është që të punojmë për vendet tona që të rregullohen sipas rregullave evropiane, për shkak se ajo është mirë për qytetarët”, deklaroi presidenti serb Nikoliq.

Nikoliq në jubileun e sotëm që festohet një herë në 100 vjet falënderoi presidentin Ivanov që u lejua vendosja e kurorave në memorialin dhe varrezat ushtarake në Manastir. Ai poashtu paralajmëroi zgjidhjen e përbashkët të problemeve të caktuara, të tilla si problemi me emigrantët.

“Është e papranueshme që Evropa të mbyll kufijtë e saj dhe ne të mbetemi hapur, por është edhe më e papranueshme Evropa në gjysmën e saj të mbrojë kufijtë. Atë ajo duhet ta bëjë në vendet fillestare të saj”, theksoi Nikoliq.

Gjatë vizitës së tij të parë në Manastir, presidenti serb i shoqëruar nga presidenti Ivanov, u shëtitën në qendrën e qytetit (Shirok Sokak), si dhe realizuan takime edhe me përfaqësues të komunitetit serb dhe me konsullin e nderit serb në këtë qytet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button