Bota

Mbyllen ambasadat e Britanisë dhe Gjermanisë në Ankara për shkak të kërcënimeve nga terrorizmi

Katër persona janë arrestuar si rezultat i mobilizimit pas zbulimeve nga shërbimet inteligjente se organizata terroriste DAESH po përgatiste sulme ndaj ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në Ankara, por megjithatë, nuk është hasur në asnjë dëshmi se të dyshuarit kanë lidhje me grupe terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Brendshme e Turqisë, pas zbulimit nga shërbimet inteligjente se organizata terroriste DAESH po planifikonte sulme ndaj ambasadës së Britanisë apo Gjermanisë në Ankara mes datave 13-17 shtator, është zhvilluar bashkëpunim me shërbimet e këtyre dy shteteve.

Si rezultat i punimeve të Drejtorisë së Përgjithshme Policore të Turqisë, para Kurban Bajramit janë arrestuar tre persona na Ankara dhe një në Stamboll.

Zyrtarët e ministrisë theksuan se janë marrë në pyetje dhe është hetuar lidhja e të dyshuarve me organizatat terroriste, por, siç thonë ata, ende nuk është gjetur ndonjë dëshmi e qartë rreth përfshirjes së tyre në organizata terroriste.

Zyrtartët e Ministrisë së Brendshme po ashtu u shprehën se janë duke bashkëpunuar nga afër me ambasadën e Gjermanisë dhe atë të Britanisë. Ata treguan se janë rritur masat e sigurisë dhe se ambasadorët po informohen në lidhje me çdo zhvillim.

Krahas kësaj, ata potencuan se janë informuar që ambasadat po mbahen të mbyllyra për shkaqe sigurie, edhe pse nuk është dëshmuar për ndonjë kërcënim specifik.

“U kemi shpjeguar edhe atyre se është e rëndësishme të shpërndahen me institucionet tona informacione në qoftë se ka ndonjë që ende nuk është shpërndarë”, thonë më tej zyrtarët e ministrisë.

Ambasadori Moore: Autoritetet turke po i marrin masat e duhura kundër kërcënimeve” –

Nga ana tjetër, ambasadori i Britanisë në Ankara, Richard Moore, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me këtë çështje.

Moore tha se autoritetet turke, sikurse çdoherë, kanë ofruar mbështetje të mrekullueshme për ta. “Autoritetet turke po i marrin masat e duhura kundër kërcënimeve. U besojmë shumë atyre. I falënderoj për përpjekjet e treguara. Megjithatë, në gjendje të këtillë, mbyllja e ambasadës është masë e arsyeshme”, është shprehur Moore në rrjetin social Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button