Kosova

Gazetarët rusë, 200 euro gjobë dhe ndalim 5-vjeçar për të hyrë në Kosovë

Gazetarët rusë të arrestuar mbrëmë në Kosovë, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, janë gjobitur me nga 200 euro secili dhe u është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës për 5 vitet e ardhshme.
Arrestimi i tyre u konfirmua edhe nga autoritetet e sigurisë, me dyshimin se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
“Autoritetet e Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës janë duke trajtuar rastin, ndërsa personat e ndaluar janë duke u mbajtur në qendrën për të huajt deri në vendimin e ardhshëm, apo largimin e tyre nga Kosova. Të gjitha vendimet e mëtejshme do të ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në fuqi”, deklaroi për “Indeksonline”, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Sputnik” raporton se gazetarët nuk kanë marrë ende paratë dhe se nuk munden të paguajnë dënimin, por janë duke pritur disa “zyrtarë, që t’ua çojnë të hollat dhe ta paguajnë gjobën”.
Sipas informacioneve, pas kësaj procedure gazetarët pritet që nën shoqërimin e Policisë së Kosovës të kalojnë në Merdarë. “Sputnik” citon avokatin Goran Petronijeviç, i cili thotë se në procedurën e lirimit të tyre nga paraburgimi, ata duhet të kenë një ekip avokatësh serbë të licencuar për të operuar në Kosovë, si dhe një ekip avokatësh në vendkalimin e Merdarës, mes Kosovës e Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button