Teknologji

Një sistem kenian pagimi me celular në pushtim të Evropës

ee276-e1408696489327 Prej shumë vitesh, Afrika ka qenë e varur nga teknologjitë e zhvilluara jashtë saj. Por një sistem kenian transferimi parashë nëpërmjet telefonave celularë, që ka revolucionuar jetën e përditshme të miliona banorëve të këtij vendi të Afrikës lindore, është drejtuar në pushitm të Evropës.

Sistemi “M-Pesa”, që mundëson nëpërmjet një telefoni të thjeshtë celular të dërgosh dhe të marrësh para si dhe të paguash mallra dhe shërbime, arrin në Rumani.

“Nga Afrika lindore në Evropën lindore, është e hatashme kur e mendojmë”, shpjegon në Nairobi, Michael Joseph, që drejton sektorin “para në celular” të kompanisë Vodafon.

Gjiganti britanik i telefonisë është aksioneri kryesor (me 40 për qind) i “Safaricom”, operatori kryesor telefonik kenian dhe ka marrë pjesë në konceptimin dhe nxjerrjen në treg në vitin 2007 në Kenia të “M-Pesa”.

“Mendoj se është diçka që pjesa tjetër e botës mund të shikojë duke thënë se ka ide që mund të merren nga vendet në zhvillim dhe të dërgohen drejt vendeve të zhvilluara”, shtoi ai.

Që prej nxerrjes së tij në treg, ky shërbim ka njohur një rritje të jashtzakonshme dhe nëpërmjet tij kanë tranzituar rreth 30 miliardë euro, vetëm në Kenia, ku tashmë ky sistem është pjesë e jetës së përditshme.

“M-Pesa” numëron 18 milionë klientë në një popullsi prej rreth 25 milionë banorë mbi 15 vjeç, dhe çdo ditë kryhen tetë milionë transaksione, që e tejkalon sistemin bankar në një vend ku një pjesë e madhe e popullsisë nuk ka llogari bankare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button