Maqedonia

‘Konsumatorët të mos dyshojnë në prodhimet vendore organike’

Ndërmarrjet e vogla, sipërfaqet e fragmentizuara, mungesa e repromaterialeve, pajisja bashkëkohore për vjelje dhe operacione post vjeljes, numri i pamjaftueshlm të ftohësve dhe mungesës së informatave posaçërisht në mjediset rurale, janë sfidat kyçe me të cilat pëballet bujqësia organike e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç u tha në punëtorinë e sotme për gazetarë në veles, problem shtesë janë financat, ndërkaq ende nuk ka edhe numër të mjaftueshëm të këshilltarëve të trajnuar. Zgjidhja, sipas ekspertëve, është në prodhimin e arritur që nënkupton shoqërim dhe lidhje të të gjithë faktorëve, prodhuesve, shkencës dhe institucioneve, si dhe plasman të definuar paraprakisht në tregjet vendore dhe të huaja.

“Maqedonia ka potencial të madh për bujqësi organike, kushte të shkëlqyeshme ekologjike, traditë dhe bujq të cilët e dinë punën. Por, procesi kërkon shumë dituri dhe informata. Edukimi është i domosdoshëm në të gjitha nivelet dhe vazhdimisht, sepse gjërat ndryshojnë në vazhdimësi”, tha profesoresha Rukie Agiç nga Fakulteti për shkenca bujqësore dhe ushqim.

Lidhur me eksportin, përmendi Agiç, cilësia dhe sasia janë kyçe.

Çertifikimi, ndërkaq, hapë çështje dhe dilema tërësisht të tjera. Analizat në terren tregojnë se konsumatorët nuk janë plotësisht të sigurtë një prodhimet organike vendore dhe ende me pasiguri dhe dyshim shohin ndaj çertifikatit. Kjo, thonë ekspertët, është e paarsyeshme dhe e pabazë. Edhe këtu shkakun e shohin në informimin e pamjaftueshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button