Maqedonia

Shilegov: OBRM-PDUKM nuk do t’i ikë përgjegjësisë për përmbytjet!

Grupi i deputetëve të LSDM-së dje akuzoi partinë në pushtet për bllokim të Debatit kuvendor mbikëqyrës për përmbytjet më 6 gusht 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputeti Petre Shilegov nga LSDM në konferencë për shtyp tha se edhe krahas kësaj, stafi udhëheqës nga pushteti nuk do t’i ikin përgjegjësisë për katastrofën.

‘Gruevski, Todorovi, Trajanovski…stafi udhëheqës në pushtet të OBRM-PDUKM-së në institucionet, nuk do t’i ikin përgjegjësisë për pasojat katastrofike nga për përmbytjet, sado që të tentojnë të ikin’, tha Shilegov.

Përkujtoi viktimat dhe dëmet nga moti i ligë dhe akuzoi se disa pjesë nga kryeqyteti ende nuk kanë kanalizim, ndërsa kanalet janë të papastruara.

‘Institucionet dështuan. Nuk reagojnë në kohë’, tha Shilegov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button