Politika

PD, akuza nga Ishmi. Ristani: Jo vetem hashash, por edhe armë me avionë

“Javën e kaluar, kryeministri tha që nuk ka drogë, nuk ka hashash, vazhdimisht po e mohoni. Shkoni pak në Durrës se sapo ra një avion i vogël i ngarkuar me hashash, në Ishëm. Qielli i Shqipërisë në vend që të mbushej me avionë të transportit të qytetarëve, është mbushur me ‘mushkonja’ të transportit të drogës dhe provën e keni tani në Durrës”, deklaroi deputeti Flamur Noka të enjten në Kuvend.
Nga salla e parlamentit dhe nga selia e PD, demokratët I zhvendosën akuzat në Grykëderdhjen e Ishmit, atje ku avioni I pilotit Italian u rrëzua 3 ditë më parë. Top Channel shoqëroi deputetët të cilët panë nga afër pistën pranë së cilës ra avioni “Piper”. Edhe për ndërtimin e kësaj piste, përgjegjëse për demokratët është qeveria
“Kjo pistë e ndërtuar këtu, demonstron qartësisht që gjithçka është bërë me miratimin, nën kontrollin dhe nën mbikëqyerjen e kësaj qeverie. Ministri i Brendshëm, siç jeni edhe ju në dijeni dekonspiroi operacionin, dekonspiroi hetimin, bëri çmos që të paralajmërojë trafikantët”, deklaroi deputeti Noka.
Arben Ristani thotë se përveç drogës, këto lloj avionësh përdoren edhe për lëndë të tjera.
“Këta avionë, përveç drogës, mund të transportojnë edhe lëndë eksplozive. Është një gjendje ekstremisht e rëndë e krahasueshme vetëm me kartelete drogës në Kolumbi”, deklaroi Ristani.
“Sigurisht do të vazhdojmë t’ju kërkojmë shqiptarëve të reagojnë, mos të lejojnë që një qeverie narko-trafikut të vazhdojë të qeverisë këtë vend sepse ditë të zeza do të vijnë për shqiptarët”, u shpreh nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button