Home / Politika / Rama në Gjegjan: Rruga e Gjegjanit të bëhet, pasi lidh qendrën e bashkisë me një komunitet të madh

Rama në Gjegjan: Rruga e Gjegjanit të bëhet, pasi lidh qendrën e bashkisë me një komunitet të madh

Kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës së tij në veri të vendit, është ndalur të shtunën në Gjegjan të Pukës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së legalizimeve për tokat bujqësore.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët pukian, kryeministri u shpreh se qeveria do të ndërmarrë projekte për të transformuar qendrën e qytetit te Pukës dhe programe në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe zonave rurale dhe rindërtimin e rrugës që lidh bashkinë me komunitetin,

“Rruga do të bëhet, pasi lidh qendrën e bashkisë me një komunitet të madh. Të gjitha duhen, por me radhën e vet, pasi kemi filluar punën në terren për një projekt të rëndësishëm dhe unë besoj që do të ketë impakt të madh për transformimin e qendrës së qytetit të Pukës”, -tha Rama.

Kryeministri vuri në dukej se, qyteti i lënë në harresë që para fillimit të demokracisë, ka potencial të madh për shkak të liqenit.

Kreu qeverisë theksoi se, liqeni i Pukës, është pasuri e madhe dhe ne do ta kthejmë këtë në një fuqi ekonomike të rëndësishme, pasi do të bëhet motor i transformimit të Pukës nga një zonë e harruar në një destinacion të rëndësishëm për Shqipërinë e Veriut dhe besoj që ju jeni ngop duke dëgjuar nga ata që vijnë nga Tirana ‘Puka turistike’ pasi robi këtu bëri çfarë mundi.

“Bashkia e re është edhe qytet edhe fshat bashkë, pasi kemi një potencial të madh njerëzor dhe ekonomik me atë që kishim me ndarjen e vjetër, ku njësitë ishin shumë të vogla dhe të fragmentuara”, tha ndër të tjera Rama.

Duke u ndalur në mbështetjen për bujqësinë, kryeministri u shpreh se, “buxheti i shtetit e ka të pamundur të mbulojë nevojat e çdo familje në fshat dhe Gjermania e Franca, kur vjen puna tek bujqësia nuk bazohen vetëm te buxheti i shtetit, por format alternative. Por ne kemi garantuar një fond, me aq sa buxheti i shtetit nuk do të mblidhet në 50 vjet, me mbështetjen e BERZH me qëllim kreditimin e bujqësisë dhe përmirësimin e ekonomisë rurale”

Leave a Reply

%d bloggers like this: