Arte

100 vitet e “Dinastisë Marubi”, në Amsterdam

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, në Muzeun “Foam” të Amsterdamit.
Ekspozita me fotot e Marubit u prit me kureshtje dhe interes të veçantë nga publiku holandez, ndërsa në fjalën e saj, ministrja Kumbaro prezantoi një copëz të historisë 100-vjeçare të kësaj dinastie.
Ministrja e cilësoi këtë ekspozitë, jo vetëm një faqe të pasaportës sonë kulturore, por mbi të gjitha si një ftesë për të vizituar Shqipërinë, kur tha se “pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur”.
Kumbaro ka ndarë me të pranishmit edhe detaje personale, për rëndësinë dhe famën që kishte Marubi në Shqipërinë e varfër e të paurbanizuar të viteve ’30, kur mungonin rrugët e makinat, e ku njerëz nga të gjitha skajet e vendit niseshin enkas drejt Shkodrës, veç për të pasur një foto nga studioja e Marubit.
“Sot – tha Kumbaro, – është koha kur duhet marrë avioni, trageti apo makina, për të vizituar muzeun më të bukur të fotografisë në Ballkan”, duke iu referuar Marubit, në nder të të cilit, ekspozita e çelur në Amsterdam do të qëndrojë e hapur deri në datën 27 nëntor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button