Bota

NATO: Njesitë e reja, 4.000 mijë trupa, në Poloni dhe vendet Baltike deri në maj 2017

NATO deklaroi se do të sistemojë njësitë e reja në Poloni dhe në vendet Balltike deri në muajin maj të vitit të ardhshëm. Në qershor 2016, NATO i prezantoi planet për dërgimin e katër bataljoneve me rreth 4.000 ushtarë në Poloni dhe vendet baltike, si pjesë e masave të ndërmarrë nga Aleanca si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATOS, Gjeneral Peter Pavel deklaroi se Aleanca do të sistemojë forca të reja në Poloni dhe në shtetet baltike deri në maj të vitit të ardhshëm. Ndërsa një pjesë e tyre, rreth 1.000 ushtarë do të arrijnë edhe më herët.

“Kur bëhet fjalë për këto katër bataljone, ne nuk flasim vetëm për trajnim-prani. Ato forca duhet të shërbejnë si mjet për parandalimin, por nëse nevojitet edhe si fuqi ushtarake”, theksoi Pavël.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button