Home / Politika / Nishani diskuton në OKB për refugjatët dhe të drejtën ndërkombëtare

Nishani diskuton në OKB për refugjatët dhe të drejtën ndërkombëtare

Në kuadrin e aktiviteteve të Samitit të OKB-së për refugjatët dhe migracionin u zhvillua edhe një tryezë e rrumbullakët, “Kontrata Globale për ndarjen e përgjegjësive, për refugjatët dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”, të cilën e kryesoi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me zëvendëspresidentin e parë të Komisionit Europian, Komisonerin Frans Timmermans.

Presidenti Nishani, në fjalën e tij kryesore theksoi se në kushtet e paprecedenta ku 35 mijë njerëz zhvendosen forcërisht çdo ditë nga shtëpitë e tyre, si rezultat i konflikteve apo persekutimit, është e domosdoshme një qasje kolektive nga komuniteti ndërkombëtar.

Më pas Presidenti shtoi se vlerat, përkujdesja për jetët njerëzore dhe detyrimi për të mbrojtur të pafajshmit duhet të mbizotërojnë përkundrejt politikave populiste dhe pikëpamjeve të ngushta nacionaliste. “Kjo është një çështje që përfshin si dimensionin e sigurisë ashtu edhe atë humanitar. Ndaj dhe Qeveritë, ndajnë si barrën ashtu edhe përgjegjësinë për të përballuar flukset migratore dhe të refugjatëve që shikojmë sot”, tha Nishani.

Në fund të fjalës, Presidenti Nishanit theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar nënkupton lidership politik dhe menaxhim efikas të lëvizjeve të refugjatëve, veçanërisht në planin rajonal dhe bashkëpunimin me agjencitë e specializuara ndërkombëtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: