Home / Bota / Amerika / Një Kennedy thotë se një Bush do të votojë një Clinton

Një Kennedy thotë se një Bush do të votojë një Clinton

Donald Trump merr një goditje nga “të tijët” pikërisht në momentin kur sondazhet tregojnë se po fiton terren ndaj avantazhit të rivales demokrate në zgjedhjet e nëntorit, Hillary Clinton.

Mediat në Shtetet e Bashkuara, duke cituar një pjesëtare të familjes Kennedy, deklarojnë se George Bush (i vjetri) është shprehur hapur se nuk do të votojë kandidatin republikan në zgjedhje, por vota e tij do të shkojë për Clinton.

Kathleen Hartington Kennedy Townsend, vajza e Robert F. Kennedy postoi në rrjetet sociale një foto nga një takim me George H.W. Bush. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe për Donald Trump, por është përshkrimi i fotos ai që duhet ta shqetësojë.

“Presidenti më tha se do të votojë Hillary-n!!”, shkruan Kathleen.

Ky postim është shoqëruar me interesimin e mediave dhe Kathleen ka ripërsëritur këtë për “Politico” duke i konfirmuar se personi që udhëhoqi SHBA si president nga 1989 deri në 1993 dhe që shërbeu si zv.president nga 1981 deri në 1989, do të votojë kandidaten demokrate për Shtëpinë e Bardhë.

“Kështu më tha”, citohet ajo nga “Politico”.

Vetë familja Bush nuk ka komentuar ende lajmin në fjalë, megjithatë për analistët nuk është çudi ky qëndrim i tyre. Që prej tërheqjes së Jebb Bush nga gara brenda republikanëve dhe më pas shpalljes së Trump kandidat zyrtar, Bushët kanë dhënë disa deklarata pakënaqësie. Në njërën prej tyre, George H.W. Bush tha se nuk do të mbështesë publikisht Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit, por as që do ta votonte kundër atë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: