Bota

Moska dërgon kamionët me ndiham në territorin ukrainas

ee278-e1408701617568Rusia dërgoi sot në territorin ukrainas kamionët e parë të karvanit me ndihma humantare që ndodhen në kufij që prej një jave, duke vlerësuar se të gjitha pretekstet e përdorura nga Kievi për ta vonuar tashmë kanë mbaruar.

Një gzetar në terren vërejti disa dhjetëra kamionë të bardhë që kalojnë kufirin. Kamionët vajtën deri në doganën ukrainase dhe qëndruan në zonën e tranzitit.

Autoritetet ukrainase dyshojnë se karvani do të përdoret si provokim nga ana e kryengritësve dhe do të shërbejë si pretekst për një ndërhyrje ruse. Kievi paralajmëroi se shpërndarja e ndihmave do të bëhet vetëm kur të marrë garanci për sigurinë e vetë.

Kamionët u zhvendosën deri në doganën ukrainase në pikën e kontrollit Izvarine. Sipas televizionit shtetëror rus, rreth 20 kamionë vazhduan rrugën në territorin ukrainas të kontrolluar nga separatistët prorusë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button