Maqedonia

Infrastruktura hekurudhore e Maqedonisë prezantohet në Berlin

Ministri për transport dhe lidhje Vllado Misajllovski ka marrë pjesë sot në panairin më të madh të transportit hekurudhor në botë, ”Inotrans” që mbahet në Berlin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ministrit, qëllimi i pjesëmarrjes është prezantimi i planeve dhe kapaciteteve transportuese të Maqedonisë, të sigurohen informacione teknologjike dhe lajme të rreja rreth komunikacionit hekurudhor, si edhe të bisedohet me partnerë të mundshëm dhe investues për përparimin parase gjithash të transportit hekurudhor në Maqedoni.

Në ”Inotrans” janë prezantuar 2761 kompani nga 54 vende, 1669 prej të cilave janë firma të huaja, kurse pjesa tjetër janë firma gjermane. Gjithashtu pritet që të marrin pjesë mbi 140 mijë përfaqësues të sektorit afarist dhe qytetarë.

Panairi është i ndarë në pes segmente: teknologji hekurudhore, infrastrukturë hekurudhore, transporti publiki, rregullimi i brendshëm i mjeteve transportuese dhe ndërtim tunelesh.

Drejtori i ”Hekurudhat e Maqedonisë – Transport”, Nikolla Kostov tha për agjencinë e lajmeve AIM se ky është vendi ku ndërmarrja që ai udhëheq, do të mund të sigurojë lidhje me një numër të madh partnerësh dhe afaristësh, në drejtim të nevojave në nivel rajonal dhe më gjërë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button