Arte

11 artistë shqiptarë dhe Kadare në Marsejë për ekspozitën “Shqipëria”

Do të çelet në Marsejë më 23 shtator ekspozita “Shqipëria, 1207 km lindje”. Kjo ekspozitë do të çelet në muzeun Mucem në sallën e godinës Georges-Henri Rivière prej 300 m2 në Fort Saint-Jean.  Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 24 shtator 2016 deri më 3 janar 2017. Ndërkohë Ministria e Kulturës ka shpallur edhe emrat e artistëve pjesëmarrës dhe programin e këtij aktiviteti, në të cilin përfshihet edhe një bisedë e Ismail Kadaresë dhe personaliteteve të skenës artistike shqiptare, lidhur me temën e ekspozitës për çështje të shoqërisë dhe të aktualitetit.

Në këtë ekspozitë marrin pjesë:  Artistët e rinj të Sallonit të Tiranës 2015 Endri Dani, lindur më 1987 në Shkodër Yllka Gjollesha, lindur më 1985 në Dibër, Ilir Kaso, lindur më 1982 në Përmet Leonard Qylafi, lindur më 1980 Ermela Teli, lindur më 1981 në Tiranë Driant Zeneli, lindur më 1983 në Shkodër Fani Zguro, lindur më 1977 në Tiranë, Enkelejd Zonja, lindur më 1979 në Fier Artistët prezentë në koleksionet franceze

*Anri Sala, lindur më 1974 në Tiranë,

*Adrian Paci, lindur më 1969 në Tiranë,

*Alban Hajdinaj, lindur më 1974 në Tiranë,

*Realizmi socialist nga Galeria Kombëtare e Tiranës

*Zef Shoshi

Në ekspozitë përfshihen:

Prodhim nga koleksionet shqiptare të Mucem-it (magazina e Muzeut kombëtar të historisë natyrore)

Artiste e ftuar : Edit Pula

Për këtë ekspozitë është realizuar një katalog në frëngjisht dhe në anglisht. Në të përfshihet një bisedë e Ismail Kadaresë dhe personaliteteve të skenës artistike shqiptare, një prezantim i artistëve dhe
kuratorëve.

Si lindi ideja për ekspozitën

Ideja për këtë ekspozitë, pas Marokut, Greqisë dhe Tunizisë, ishte të tregohej sesi disa artistë mesdhetarë trajtojnë çështje të shoqërisë të lidhura direkt me aktualitetin e vendit të tyre.

Nuk bëhet fjalë për të përshkruar skenën artistike të një vendi sesa për të përzgjedhur një problematikë e cila të jep mundësinë të kuptosh si dhe nën ç’kënd një territor specifik, i zgjedhur qëllimisht si terren i kufizuar, shikon dhe prezantohet me botën përmes çështjeve që ai shtron.

Përmes veprave të artistëve të rinj shqiptarë (të përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare për Sallonin e Tiranës në vitin 2015-të), veprave të artistëve shqiptarë të pranishëm në koleksionet franceze, shembujve të realizmit socialist të marra nga Galeria Kombëtare e Tiranës, copëzave historike shqiptare të tërhequra nga koleksionet e konservuara në
Mucem (magazina e Muzeut kombëtar të historisë natyrore) të ripara nga Edit
Pula, artiste bashkëkohore shqiptare dhe veprave të tjera nga koleksione
private, kjo ekspozitë kërkon të zgjidhë lidhjet mes artit, pushtetit, imazhit,
imazherisë, historisë, propagandës… në një vend mesdhetar dhe europian ende nën ndikimin e të shkuarës së tij të afërt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button