roze

Lady Gaga në spektaklin e NFL

Lady Gaga do të jetë ajo që do të japë spektaklin muzikor në pushimin e ndeshjes finale të Super Bowl të vitit 2017 në National Football League. Lajmi bëhet i ditur nga portali US Weekly, një lajm ky që shton presionin te këngëtarja duke parë shfaqjen fantastike që dhuroi vitin e kaluar Beyonce.

Për Lady Gaga, interpretimi në finalen e Super Bowl është një mundësi unike dhe artistja nuk e ka fshehur aspak entuziazmin  e saj në momentin që mësoi se ishte e përzgjedhura e spektaklit të kësaj finaleje.

Ajo deklaroi se është e lumtur dhe e nderuar për këtë mundësi të artë që iu dha. Për të interpretimi në finalen e Super Bowl është një moment historik, edhe pse ajo një lloj eksperience në këtë pikë e ka, duke qenë se në finalen e vitit të kaluar ajo këndoi himnin e SHBA përpara fillimit të ndeshjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button