Moda

Koleksioni i ri i “Burberry”

Firma luksoze britanike e veshjeve “Burberry” pati një risi në javën londineze të modës: për herë të parë, kompania solli një koleksion “e sheh, e merr” me veshje si për femra, ashtu edhe për meshkuj. I gjithë koleksioni është tani në shitje në mbarë botën përmes rrjetit të dyqaneve, por edhe atij dixhital të “Burberry”-t, që merr porosi online nga 100 vende të globit.

Yje të modës e persona të famshëm ishin të pranishëm në eventin e veçantë. Mes tyre kryeredaktorja e reviste “Vogue”, Anna Wintour, fotografi Mario Testino, njëra prej modeleve më të vlerësuara të momentit Cara Delevingne, aktoret Felicity Jones e Lily James dhe aktoret Nicholas Hoult e Kris Ëu.

“Mendoj se industria jonë po ndryshon me ritme dramatike për shkak të teknologjisë dhe larmisë se preferencave. Për këtë arsye dhe desha të reflektoj pak në këtë koleksion, duke sjellë krijime moderne të frymëzuara nga e shkuara. Aty ka referenca historike që vijnë me një qasje bashkëkohore. Kjo është mënyra sesi komunikojmë ne me këtë koleksion”, shprehet Christopher Bailey, drejtor kreativ, “Burberry”.

Modelet mbanin veshje të natyrës androgjene. Si femrat ashtu edhe meshkujt kishin këmisha me fruda në pjesën e fytit, pantallona dhe këmisha prej mëndafshi me motive të stampuara, pallto të mëdha e xhaketa të stilit ushtarak. Materialet e përdorura varionin nga xhinsi, leshi, mëndafshi e tyli i qëndisur. Veshjet e këtij koleksioni konsiderohen si ndër më të guximshmet e prodhuara ndonjëherë nga “Burberry”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button