Arte

Peja kërkon regjisorë për dy shfaqje teatrale

Sipas kushteve të aplikimit shfaqjet duhet të realizohen me aktorët rezidentë të Teatrit të Pejës “Istref Begolli”. Drejtoria për Kulturë e Komunës së Pejës ka hapur konkurs për regjisorë të shfaqjeve teatrale.

Në njoftimin e shpalljes së konkursit, kjo drejtori fton regjisorët e skenës teatrale të komedisë dhe dramës që të konkurojnë për inskenimin e teksteve “Udhëtim në Përjetësi” i autorit Bardh Frangu dhe “Mat” i autorit Ag Apolloni. Sipas kushteve të aplikimit shfaqjet duhet të realizohen me aktorët rezidentë të Teatrit të Pejës “Istref Begolli”, shkruan KultPlus. Aplikuesit duhet të kenë kualifikim përkatës dhe referencë për realizime të shfaqjeve në të kaluaren

Afatet për përfundimin e projekteve janë:

1.            Premiera e parë “Udhëtim në Përjetësi” – 24 Nëntor 2016

2.            Premiera e dytë “MAT” – 26 Janar 2017

Afati i dorëzimit të projektit është deri më 25 Shtator 2016.

Për detaje tjera mund të njoftoheni në linkun vijues dkrs-peje.weebly.com/konkurs-publik-per-regjisor-te-shfaqjeve-teatrale-ne-teatrin-istref-begolli-ne-Peje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button