Ekonomia

Ballkani Perëndimor dhe Evropa, në fokusin e Fondacionit “Friedrich Ebert”

v-130516-tirana-buero21-525x350Fondacioni “Friedrich Ebert” do të organizojë në 26 gusht në Berlin (Gjermani) workshop-in me temë: “Evropa dhe Ballkani Perëndimor: Përafrim apo Izolim?”, me fokus diskutimet mbi paqen në rajon dhe situatën drejt Bashkimit Evropian, ku ka ftuar lektorë e pjesëmarrës të shoqërisë civile nga vendet e rajonit.
Në takim pritet të marrin pjesë deputetë të Parlamentit gjerman, anëtarë të shoqërisë civile, medias nga Gjermania dhe dy folës të zgjedhur nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët do të paraqesin situatën në rajon dhe mundësitë për intregrimin e shteteve të tij në Europë.
Shqipëria përfaqësohet në këtë forum nga Ardian Hackaj, drejtor i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, qe do të referojë mbi temën “Integrimi evropian: Zhvillimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit”. Për këtë temë gjithashtu do të flasë kryeredaktor i TV Federal, Bosnja dhe Hercegovina, Duska Jurisiç.
Çështjet që do të trajtohen në këtë temë mbulojnë përparimet kryesore në forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit gjatë viteve të fundit, dështimet eventuale dhe arsyet respektive. Po ashtu, do të trajtohen mësimet nga përvoja e Bullgarisë dhe Rumanisë, kryesisht në lidhje me rolin e kushtëzimeve të BE-së gjatë procesit të integrimit, njoftuan burime të Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Per temën “Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor”, do të flasë këshilltari për Politikë të Jashtme i Presidentit të Kroacisë, Dejan Joviq, që do trajtojë situatën e tanishme të procesit të paqes në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që duhet të përballohen për t’a kurorëzuar me sukses. Po ashtu, do të analizohet roli i bashkëpunimit rajonal mbi paqen dhe kapërcimin e problemeve të rëndësishme sociale dhe ekonomike dhe kontributi i Bashkimit Evropian në suksesin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Ne fund do të diskutohet mbi atraktivitetin e integrimit evropian per Ballkanin, krahasuar me alternativa të tjera ideologjike, gjeopolitike. Për këto çështje do të flasin dhe Josip Juratovic dhe Dietmar Nietan, deputetë në Parlamentit gjerman.
Në fund është parashikuar të nënvizohen disa përfundime rreth mënyrës se si duhet të sigurohet përafrimi i mëtejshëm mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) ka filluar aktivitetin në Shqipëri në vitin 1991, me një konferencë për demokracinë dhe ekonominë e tregut. Institucionet politike demokratike dhe zhvillimet social-ekonomike janë temat kryesore, ku në bashkëpunim me organizata partnere shqiptare, FES synon forcimin e një kulture politike demokratike, një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë nga ana sociale, krijimin e strukturave funksionuese shtetërore dhe një shoqëri aktive.
FES-i bashkëpunon ngushtë me partnerë kombëtarë dhe rajonalë, individë dhe organizatat e tyre, të cilët angazhohen dhe punojnë për zhvillimin e një shteti demokratik dhe social. Fushat kryesore të aktivitetit janë shoqëria civile aktive, zhvillimi ekonomik social, Institucionet demokratike, dialogu dhe pjesëmarrja në botën e punës, e ardhmja e rinisë, Integrimi në BE, me te cilet ofron shkëmbim rajonal dhe ndërkombëtar dhe bashkarisht planifikon dhe zbaton seminare dhe Workshop-e kombëtare dhe rajonale, forume dialogu publik, konferenca ndërkombëtare etj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button