ParlamentarePolitika

Ligji i Vetingut hyn në fuqi

Presidenti i Republikës Bujar Nishani vendosi të mos e hedhë firmën e tij mbi ligjin “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si ligji i vetingut, duke bërë kështu që ai të hyjë në fuqi automatikisht.

Presidenti këto ditë ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa 20 shtatori ishte afati i fundit ligjor që ai kishte në dispozicion për t’u shprehur përmes dekretit.

Sipas Kushtetutës, kur kalohet afati prej 20 ditësh, brenda të cilit Presidenti duhet të shprehet, ligji konsiderohet i dekretuar dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Neni 84 i Kushtetutës thotë se: “Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni”.

Kuvendi miratoi më 30 gusht, gjatë një seance të jashtëzakonshme, pr/ligjin “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si Vetingu, i cili parashikon të vlerësojë përgatitjen profesionale, integritetin moral, si dhe të zbulojë shkallën e pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokuroreve shqiptare nga ndikimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe pushtetit politik.

Ligji u miratua vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa deputetët e opozitës e braktisën votimin në shenjë kundërshtimi ndaj pr/ligjit, të cilin e konsideruan “antikushtetues”.

Related Articles

Nje koment

  1. ligji i vetingut hyn ne fuqi vetem diten kur te digjen te gjalle familjet e nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije Hoxhes,Fatos nanos,rexhep meidanit,kastriot islamit,Ilir metes sali Berishes,Adriatik Llalles,Xhezair Zaganjorit,Bujar Nishanit,Lulezim bashes,Jozefina topallit Nokes Palokes dhe te plehrave te PD fashiste.Ky do jete clirimi i vertete i shqipetareve pas 600 vjet roberi fashiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button