Home / Teknologji / Google e merr seriozisht privatësinë…e lopës

Google e merr seriozisht privatësinë…e lopës

Për t’u siguruar se nuk do të ngjallë ndonjë pakënaqësi dhe për të shmangur çdo padi të mundshme që mund ta gjobisë miliona dollarë, Google prezantoi kohë më parë teknologjinë e saj të mbulimit të fytyrave të njerëzve që kapen rastësisht nga kamerat e Street View.

E duket se kjo teknologji është shumë serioze në ruajtjen e privatësisë, aq sa gjatë filmimeve në një zonë rurale në Kembrixh, janë fshehur edhe fytyrat e lopëve.

Imazhi është përhapur me shpejtësi në Tëitter. Fillimisht lopa shihet e pambuluar nga programi i Google duke i prerë rrugën makinës së Street View për të kullotur në anë, por sapo afrohet në distancën që ky program vepron automatikisht, fytyra e saj mbulohet.

Vetë Google ka pranuar se teknologjia në fjalë e tepron ndonjëherë në ruajtjen e privatësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.