roze

Divorci Jolie-Pitt, fansat tepër të dëshpëruar

Është ngjarja që ka mbushur gazetat rozë dhe jo vetëm. Divorci i dy yjeve të Hollivudit, aktorë të famshëm dhe dy prej njerëzve më të hijshëm të globit, bëri bujë një ditë më parë e jehona e tij vazhdon. Adhuruesit e çiftit nuk e fshehin trishtimin që u ngjalli ky lajm.

“Sapo e mora vesh u trondita shumë, mendova se do të qëndronin bashkë përgjithmonë”, tha Jeri Lara, San Diego.

“Ai është i përqëndruar tek aktrimi, ajo te çështjet humanitare e gjëra të tilla. Mendoj se thjesht nuk kishin më asgjë të përbashkët”, tha Hervert Degans, turist holandez në Hollivud.

“U mërzita shumë, shumë. Doja që t’i shikoja bashkë gjithmonë, ishin një çift i përkryer”, tha Peg Verdi, turiste nga Cape Cod.

“Jam e befasuar, por në fakt, edhe aq për t’u çuditur nuk është. Gjithë ata yje që interpretojnë në krah të njëri-tjetrit, në fund diçka edhe mund të ndodhë”, tha Sue Doëding, turiste australiane.

Sipas disa raporteve në media, Brad Pitt është i zemëruar me vendimin e Angelina Jolie për të paraqitur kërkesën e divorcit. “Do të luftoj me ty për fëmijët”, mësohet të ketë thënë ai, duke sfiduar pretendimet e 41-vjeçares se aktori kishte probleme me nervat dhe me alkoolin.

Ndërkohë, aty jashtë është dikush që po shijon çdo moment të sherrit. “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”, ka qenë komenti i Jennifer Aniston, të cilën Brad e la për Angelinën në vitin 2005.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button