Rajoni

Bullgari: Parlamenti mori vendim për t’i paguar Rusisë pajisje për Centralin Atomik “Belene”

Deputetët e parlamentit të bullgarise miratuan një projektligj, i cili e lejon qeverinë për t’i livruar Kompanisë Elektrike Kombëtare një hua, me të cilën ajo t’i paguajë “Atomstrojeksportit” të Rusisë pajisje të prodhuar për projektin e ndërprerë të Centralit Atomik “Belene”.

Ndihma do të livrohet pas vendimit pozitiv të Komisionit Evropian. Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova deklaroi se me miratimin përfundimtar të projektit do të hapet rruga për zgjidhjen e një prej problemeve më serioze në sektorin energjetik të Bullgarisë.

Në rast se pajisja nuk paguhet, rreziqet para sistemit energjetik të vendit janë shumë të larta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button