Politika

Ligji i mbetjeve në Kuvend, Bare: Kemi kapacitetet e duhura, biznesi i riciklimit karakteristikë e vendeve të zhvilluara

Në Parlament kanë nisur debatet mbi ligjin për importin e mbetjeve, ndryshimi i të cilit kaloi së fundmi në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese.
Në fjalën e tij deputeti i PS, Besnik Bare ka akuzuar qeverisjen e PD, se në 8 vjet nuk krijoi dot asnjë model për riciklimin e mbetjeve.
Ndërsa qeveria e sotme, sipas tij, “ka mundësinë të analizojë kapacitetet e të gjitha kompanive të kësaj industrie, të kontrollojë çdo mbetje të importuar përmes inspektoriatit përkatës dhe të zbatojë penalitete më të ashpra” ndaj shkelësve të ligjit.
Ndër të tjera, Bare ka shprehur konsensusin e tij kundrejt propozimit të LSI, për përfshirjen e shoqërisë civile në mbikëqyrjen e këtij procesi.
“Biznesi i riciklimit është karakteristikë e vendeve të zhvilluara dhe jo atyre të varfëra. Ka më shumë se 3 mijë punëtorë për këtë sektor dhe numri mund të rritet. Ne duhet ta stimulojmë atë”, ka thënë Bare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button