Kronika

Aksioni në Dukagjin, identifikohet grupi i zjarrit, 100 mijë euro për kapjen e tyre

dukagjin2Policia e Shtetit ka identifikuar grupin e personave që kanë bërë rezistencë ndaj forcave të policisë të përfshira në aksionin për asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella në komunat e zonës së Dukagjinit.

Në njoftimin e shpërndarë per mediat nga Policia e Shtetit thuhet se janë nëntë personat që kanë qëlluar ndaj helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes një ditë më parë. Plumbat janë lëshuar në kohën kur helikopteri ka kaluar në fshatin Pult, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme. Bernard, Kol dhe Mentor Bungaja, Lekë Thani, Nikollë, Shpati, Niko Tonaj, Pal Dushku, Gjin Guri dhe Gegë Kola janë emrat e publikuar nga policia ku vendoset edhe një shumë prej 100 mijë eurosh për këdo që ndihmon në kapjen e tyre.

Pavarësisht rezistencës, policia bën të ditur se do të vazhdojë me operacionin anti-kanabis dhe u bën thirrje familjarëve dhe të afërmve të këtyre nëntë personave që të tërhiqen dhe të mos kundërshtojnë punën e policisë në zbatim të ligjit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button