Bota

SHBA, të shtëna me armë në një qendër tregtare, vriten 4 gra

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Katër gra kanë mbetur të vdekura ndërsa një tjetër person është plagosur pas të shtënave në një qendër tregtare në Burlington të Uashingtonit.
Policia evakuoi menjëherë qendrën tregtare, ndërsa publikoi edhe një foto të të dyshuarit si autor të ngjarjes, i cili pas krimit të rëndë ka mundur të largohet.
Shkaqet që kanë çuar autorin drejt këtij krimi janë endë të paqarta. Zëdhënësi i policisë tha se viktimat janë vrarë brenda një dyqani.
Grupet e emergjencës mbërritën në qendrën tregtare për t’i dhënë ndihmën e nevojshme personave të lënduar.
Zëdhënësi i policisë tha se autori ka mundur të largohet para se policia të mbërrinte në vendin e ngjarjes dhe është parë më pas të largohet në drejtim të një autostradë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button