Home / Arte / Film / “Made in Albania”, seriali që promovon arsimin profesional në Shqipëri

“Made in Albania”, seriali që promovon arsimin profesional në Shqipëri

mia“Made in Albania” do të jetë një serial i ri që do të promovojë arsimin profesional në Shqipëri.

Një ide e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i mbështetur nga televizioni “Top Channel”, do të sjellë për publikun shqiptar një serial ku protagonisiti kryesor, aktori Gent Bejko, do të jetë promotori i arsimit profesional në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka përshëndetur këtë nismë të MMSR-së.

Nga seriali "Made in Albania"

Nga seriali “Made in Albania”

“Një super ide e Ministrisë së Mirëqenies Sociale e Rinisë mbështetja për këtë super serial”, shkruan Kryeministri Rama, duke postuar gjithashtu një video që tregon detaje mbi këtë serial.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe aktori Genti Bejko

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe aktori Genti Bejko

Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shkruan në nje postim se, “në këtë episod Genti do të punojë në një hotel të Sarandës në kuzhine dhe në menaxhimin e hotelit. Në krah do të ketë Maikun, kuzhinier i mirënjohur, i cili do mundohet t’i mësoje Gentit sekretet e zanatit. A do t’ia arrijë ai vallë?”.

Seria e parë ketij seriali do të transmetohet sot në orën 17:00 në televizionin ‘Top Channel’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.