Home / Politika / Fotoja e publikuar nga Tahiri, PD: Opozitës s’mund t’i mbyllet goja me shpifje

Fotoja e publikuar nga Tahiri, PD: Opozitës s’mund t’i mbyllet goja me shpifje

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas publikimit të një fotoje nga ministri i Brendshëm Tahiri, sipas të cilit në fotot është kreu aktual i Partisë Demokratike me të shpallurin në kërkim nga policia për drogën e sekuestruar mbrëmjen e së premtes në Portin e Durrësit.

PD thotë në deklaratë se do të donte që ky trafikanti te ishte në prangat e policisë duke dhënë sqarime edhe për aludimet miqësore të ministrit Tahiri. “Por siç ka ndodhur deri tani çuditërisht trafikantet i shpëtojnë policisë. Flagrant është rasti i baronit të drogës Balilajt që shëtit i lirë dhe nën mbrojtjen e Tahirit në Sarandë”, thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike e akuzon edhe një herë ministrin e Brendshëm se nuk mund të fshihet pas “aludimesh dhe akuzash kaq ordinerë ti që je përgjegjësi kryesor i kthimit të vendit në hambar drogë dhe njeriu qe u jep mbrojtje të drejtpërdrejtë trafikanteve të drogës, gjobvënesve dhe kriminelëve”.

Kjo parti thotë se po prisnim reagim nga qeveria për kërcënimin që i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm. “Thuhet se kërcënuesit janë miqtë e tu. Urojmë dhe shpresojmë që institucionet përgjegjëse ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje të denjë për vendet ku sundon mafia dhe krimi”, thotë PD.

Në fund të deklaratës së PD thuhet se me shpifje nuk mund t’i mbyllet goja opozitës.

“Beteja totale kundër krimit, drogës dhe lidhjeve tuaja dhe të Edi Ramës me kartelin, sapo ka nisur”, përfundon deklarata.

One comment

  1. Tahiri.Eshte gabimi juaj historic:Duhet ta kishit pastruar shqiperine nga plehrat e kopese te hajduterise te fashizmit te hitlerit shqipetar Sali berisha 2 vjet me pare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: