Teknologji

“Twitter” nis tratativat për shitjen

Kompania “Twitter Inc.” ka nisur bisedimet me disa kompani teknologjike për të shqyrtuar mundësinë e shitjes së saj. Lajmi është bërë i ditur nga një person me njohuri mbi këtë zhvillim këtë të premte, teksa rrjeti social është përballur me rritjet e saj më të ulëta që kur doli për herë të parë në treg në vitin 2013.

“Twitter”-i ka hasur vështirësi në përkthimin e profilit të lartë publik në një rritje të përdoruesve, siç ka ndodhur me “Facebook”-un, një tjetë rrjet social që tashmë numëron rreth 1.71 miliardë përdorues. Kompania në fjalë ka hasur vështirësi edhe në menaxhimin e thashethemeve që prej ditëve të para të saj.

“CNBC” raportoi mëngjesin e së premtes, duke cituar burime anonime, se “Twitter” ka hyrë në tratativa me kompani të tilla si “Google” i rrjetit “Alphabet” dhe “Salesforce.com”, e së shpejti mund të marrë edhe ndonjë ofertë zyrtare.

“Twitter” and “Alphabet” nuk janë prononcuar pas kontakteve të mediave të huaja, ndërkohë që “Salesforce” ka refuzuar të komentojë mbi këtë raportim.

Aksionet e “Twitter”-it janë rritur me mbi 20 për qind, duke kapur vlerën e 22.46 dollarëve për aksion gjatë kësaj të premteje, pikërisht pas njoftimit të bisedimeve për shitjen e tij, duke e bërë këtë ditë më të rëndësishmen për rritjen e vlerës së aksioneve që prej hedhjes në tregjet e bursave në vitin 2013.

“Twitter”, i cili tashmë ka një vlerë tregu prej afro 16 miliardë dollarësh, ka qenë në fokusin e vazhdueshëm të spekulimeve për shitje, për shkak të zhgënjimit nga shitjet dhe angazhimin e përdoruesve.

Analisti i “Morningstar”, Ali Mogharabi thotë se “Alphabet” mund të jetë edhe blerësi më i përshtatshëm i “Twitter”-it, duke qenë se vet ai nuk ka mundur të krijojë një media sociale të tijën, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme. Sipas “Morningstar”, “Twitter” mund të blihet për vlerën e 22 dollarëve për aksion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button