Sporti

Tronditet Real Madrid, Las Palmas surprizon të gjithë

Skuadra e Real Madridit nuk po gjen qetësi pasi sërish ka barazuar në përballjen në transfertë kundër Las Palmas.

Të besuarit e Zinedine Zidanes nuk arritën të fitonin ndaj modestëve të Las Palmas të cilët dy herë kanë barazuar rezultatin.

Fillimisht në minutën e 33’ Asensio shënoi golin e avantazhit, por gëzimi i ‘Los Blancos’ zgjati vetëm 5 minuta pasi Tanausu barazoi rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë Real Madrid rikthehet sërish në avantazh pasi Karim Benzema shënon në minutën e 67 ndërsa sërish u përsërit e njëjta histori pasi në të 85’ Araujo fiksoi shifrat në 2-2.

Pas javës së 6-të, Real Madrid sërish qëndron në krye të La Liga-s me 1 pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button