Kronika

Ish kreu i SHISH: Llalla i kërcënuar?! Nuk ka hetuar asnjë “VIP”…tani bën heroin!

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, hedh dyshime sa i takon vërtetësisë së kërcënimit me jetë ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe faktit që për arsye sigurie ka larguar familjen jashtë vendit.

Klosi e sheh këtë lëvizje si një lojë të kryeprokurorit, për t’u bërë hero në fund të mandatit të tij, kur gjatë viteve të ushtrimit të detyrës, sipas tij nuk ka bërë asgjë në raport me luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Ndërsa paralajmërimet e herëpashershme të Llallës për arrestime “VIP”, Klosi i krahasoi me revolucionin e Sali Berishës. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ka dhënë një mesazh edhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke paralajmëruar që të mos kujtojë se ka shpëtuar nga llogaridhënia për ngjarjet e ’97. Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Klosi kujtoi se akoma kërkohen dhe dënohen kriminelë nazistë, duke theksuar se ’97 është një ngjarje mjaft e afërt në kohë, ku përgjegjësi kryesor nuk është ndëshkuar.

Intervista

Z. Klosi, kryeprokurori Adriatik Llalla nuk e ka mohuar lajmin se është kërcënuar, madje ka larguar familjen jashtë vendit për arsye sigurie. Çfarë mesazhi marrin qytetarët e thjeshtë kur kërcënohet edhe kryeprokurori?

Më vjen keq nëse ka ndodhur. Nuk jam i sigurt. Por, prokurori u kujtua shumë vonë. Tani që po i vjen radha për të ikur, u kujtua që ka qenë i rrezikuar, për t’u bërë hero. Unë nuk e di se çfarë gjëje të vështirë ka bërë ai njeri gjatë detyrës së tij që të kërcënohej. Unë nuk e vë dorën në zjarr. Por nuk besoj të jetë kërcënuar pasi nuk ka bërë asgjë. Nuk ka bërë ndonjë hetim të madh, që ka çuar në prishje interesash të mëdha, që guxojnë pastaj ta kërcënojnë. Gjithsesi, qofsha i gabuar. Ndërsa paralajmërimet e herëpashershme të tij për arrestime VIP më duket njëlloj si revolucionet e Berishës. Nëse do të jetë i vërtetë kërcënimi, më vjen keq, por nuk besoj të jetë e vërtetë. Është një tentativë për heroizëm. Për t’u bërë hero tani në fund.

-Z. Klosi, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shpreson në shpërthimin e një revolucioni në Shqipëri, duke paralajmëruar ardhjen e një pike vlimi në horizont. A shihni ju shenja dhe rrethana që mund të destabilizojnë vendin? Çfarë revolucioni nënkupton Berisha para zgjedhjeve të 2017?

Në këto kushte kur Partia Demokratike është në pozita shumë të vështira, ku duket se situata është shumë e rëndë, janë të përçarë dhe po shkojnë nga humbja në humbje, Berisha nuk di se çfarë të thotë. Dibrën, të cilën ata e shndërruan në sfidë ndaj qeverisë dhe që do të tregonte pakënaqësinë, ata e humbën rëndë, ndaj Berishës nuk i mbetet gjë të tjetër, veçse të thotë revolucione dhe marrëzira. Për mua, janë broçkulla. Ai nuk kërcënon më dot njeri. Ai ka mbaruar. Së pari, kush do t’ia bëjë revolucionin? Më këtë do ta bëjë revolucionin? Çfarë do me thënë revolucion? Duhet që të pyetet pak më shumë për këtë çështje, që ta shpjegojë, pasi ka përkufizime të ndryshme për revolucionin. Berisha synon që të qëndrojë mbi ujë. Kërkon të jetë i rëndësishëm. Për mua ka mbaruar. Ka kaluar koha e tij. Ai bëri çfarë mundi. Komandoj në këtë vend për 25 vjet. Tani i iku koha. I iku mosha. Llafet i janë shteruar. Sa i takon zgjedhjeve, 2017 është luftë për pushtet. Ata do futen në zgjedhje. Por, humbjen nuk do ta përjetojnë shumë.

-Pra nuk ka terren për revolucion…

Jemi në një situatë krejt tjetër. Është një situatë në favor të stabilitetit dhe sigurisë. Evropa na ka më në vëmendje. SHAB, po ashtu. Gjërat kanë ndryshuar. Jemi vend anëtar i NATO. Kush mendon se këto ndryshime janë në favor të Berishës?! Pra, janë të gjitha broçkulla. Por, Sali Berishës i lumtë, për sa kohë nuk ia mbyllin gojën, sepse thirrje dhe marrëzi të tilla nuk e shpëtojnë nga përgjegjësia. Dhe i lumtë nëse ka një njeri që trembet nga kërcënime të tilla. Nuk është radikalizim. Jam i bindur se nuk janë as kërcënime, thjeshtë deklarata qesharake. Ai po provon, të trembë kë të trembë. Po bën politikë siç e ka zakon. Për mua, të gjitha deklaratat janë qesharake. Nuk ka më forcë.

-Ashpërsimi i retorikës së ish-kryeministri vjen në prag të ngritjes së institucioneve të reja antikorrupsion. Disa ngjarje të rënda, të cilat kanë shënjuar trajtohen e pluralizmit shqiptar, a besoni se mund të jenë objekt i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit, institucione të cilat do të jenë nën hijen e amerikanëve?

Unë dua që të hapen të gjitha çështjet e mbyllura padrejtësisht, që janë mbyllur për hatër të këtij apo për shkak të marrëveshjeve. Duhet të hapen të gjitha çështjet e mëdha. E para, unë do të kërkoja të rihapen hetimet për ngjarjet e ’97. Si u hapën depot? Kush i dha urdhrat? Si u dhanë urdhrat? Urdhrat verbalë dhe jo verbalë? Si u shkërmoq shteti shqiptar? Kush janë përgjegjësit etj? Do të doja të hapej çështja e ngjarjeve të ’98. A jo që ndodhi në 14 Shtator të ’98, është ngjaje e pandëshkuar nga drejtësia. Pastaj, vijnë skandalet e reja, duke nisur që nga 11 Janari, Gërdeci, Rruga Durrës-Kukës, shitja e detit, 21 Janari dhe një sagë me afera korruptive. Vetëm kështu do të krijohej besim në popull se asgjë e mbrapshtë nuk kalon pa u ndëshkuar. Ky duhet të jetë mesazhi. Nëse duam që populli të besojë tek drejtësia e re, kush bën krime dhe zullume merr dënimin që meriton. Duhen rihapur dosjet e vjetra. Kjo do të ishte një drejtësi e vërtetë. Se nuk janë ngjarje që kanë ndodhur para një shekulli. ’97 ka ndodhur 19 vjet më parë. Akoma dënohen kriminelët e nazizmit. Akoma ka njerëz që fshihen për krimet e nazizmit. Ata kërkohen dhe dënohen. Në ’97 unë them që Berisha ka dhënë urdhra, por urdhrat nuk i di. Ai ishte pushtetari absolut në këtë vend. Kështu që, si do që të jetë puna, ka dhënë apo nuk ka dhënë urdhra, përgjegjësia kryesore është e tij. Ai nuk ishte thjeshtë një president, ai ishte edhe kryeministër. Nisur nga historia e mëpasme, jam bindur se është ai përgjegjësi kryesor. Kështu që nuk është ndonjë periudhë shumë e gjatë. Besoj se ’97 nuk do të anashkalohet. Ndryshe do të jetë një proces administrativ.

Related Articles

Comente

  1. Z Klosi.Ti je shqipetar I vertete.Mblidhi shqipetaret e vertete kudo ne bote dhe te shpetohet populli shqipetar.Loja e fashistit Sali Berisha per te larguar Adriatik Llalla dhe fshehur kryefashistin Llalla I ka kembet te shkurtra.Adriatik Llalla para drejtesise per shperdorim detyre,vjedhje,korrupsion,krime te renda kunder popullit shqipetar,per dhunim te drejtave te popullit shqipetar,per tradheti te larte ndaj popullit dhe kombit shqipetar.Te digjen te gjalle familjet e fashistit Sali Berisha dhe te Adriatik Llalla.Nuk do shpetojne.SHBA BE te sjellin NATO ne Tirane per te pastruar plehrat shqiptare te Sali Berishes dhe Adriatik Llalles.

  2. Adriatik Llalla bashke me femijet dhe gruan shtatezane te digjen te gjalle ne qofte se Llalla nuk do ti thote te vertetat popullit shqipetar.tu falet jeta femijeve por jo llalles ne qofte se Llalla thote te vertetat.Asnje vend ne BE dhe ne SHBA nuk paltohet me lojen e fashistit Berisha dhe kryefashistit Llalla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button