Bota

OSBE: Rikthehen në Rusi kamionët e parë me ndihma humanitare

autokolona-ruse3-622x350 Kamionët e parë të autokolonës me ndihma humanitare të dërguara nga Moska, mbërritur dje në mbrëmje në bastionin rebel Lugansk, në lindje të Ukrainës, nisën sot rikthimin në Rusi, theksuan vëzhguesit e OSBE-së.
”Disa kamionë kanë kaluar”, deklaroi Paul Picard, shef i misionit të mbikëqyrjes së postës kufitare ruso-ukrainase njohur me emrin Donetsk, por pa dhënë shifra të sakta.
Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se disa dhjetëra kamionë kishin mbërritur në kufi.
“Grupi i parë prej 34 kamionësh ka kaluar tashmë kontrollet doganore dhe është rikthyer në Rusi”, dekalroi Rayan Farouchkine, një zyrtar i shërbimeve kufitare, cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve RIA Novosti.
Sipas tij, gjashtë grupe kamionësh ndodhen në pritje në kufi për tu rikthyer në Rusi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button