Ekonomia

Qiratë në qendrat tregtare e rrugë, Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët

Nëse do të marrësh me qira një dyqan në një qendër tregtare, apo dhe në rrugë, në Shqipëri duhet të paguash më shtrenjtë se në shumicën e vendeve të rajonit. Sipas të dhënave nga Colliers International, çmimi mesatar i qirave kryesore në qendra është 50 euro për metër katror në muaj. Edhe në rrugët kryesore në kryeqytet, qiraja arrin në 40 euro për metër katror.

Në Shkup, qiraja në një qendër tregtare kryesore luhatet nga 12-40 euro për metër karor në muaj dhe në rrugë kryesore nga 9 deri në 40 euro për metër katror.

Akoma më lirë kushton të bësh tregti në Podgoricë, ku një mteër katror në qendrër tregtare e gjen me 15-25 euro për metër katror në muaj dhe në rrugët kryesore me 10-25 euro për metër katror.

Pavarësisht se nuk ka pësuar ndryshime krahasuar me një vit më parë, Shqipëria, së bashku me Beogradin, janë më të shtrenjtët në Ballkan. Në Beograd, qirana në qendra luhatet nga 50-70 euro për metër katror në muaj dhe në rrugë me 60-80 euro për metër katror.

Stoku i përgjithshëm sipërfaqes së shitjeve me pakicë në Tiranë në qendrat tregtare, në fund të vitit 2015 ishte 183,000 m², sipas të dhënave nga Colliers International. Stoku pritet që të arrijë në 243,000 m² me çeljen e Toptani Center në vjeshtë të këtij viti.

Në Shkup, Maqedoni, në vitin 2015, stoku i qendrave tregtare qëndroi në nivelin e 86,000 m². Duke qenë se qendrat kanë vetëm 4 vjet aktivitet, tregu i shitjes me pakicë në Shkup pritet të zgjerohet. Sa u përket çmimeve, Shkupi qëndron në vlerat 12-40 euro/m² në muaj, në varësi të tipit dhe formatit të qendrës tregtare.

Në Beograd, Serbi, tregu ka hyrë në fazën e zhvillimit të madh, kjo e dëshmuar nga ndërtimi i një sërë skemave të shitjeve me pakicë në të gjithë vendin. Në tremujorin e katërt të 2015-s, u hap një qendër e re, Aviv Park Zvezdara, e cila e shtoi me 11.500 m² stokun. Tashmë, ai ka arritur 255,000 m², pra 153 m² për 1000 banorë. CBS International pohon se në fund të 2017-s pritet të vijnë në treg edhe dy qendra të mëdha, që do të shtojnë stokun më tej. Sa u përket çmimeve, në Serbi kanë mbetur në vlerat e 50-70 euro/m².

Në Podgoricë, Mal i Zi, në të cilën hasim vetëm dy qendra moderne tregtare, stoku ka mbetur në të njëjtin nivel si një vit më parë, prej 55,000 m², e llogaritur 320 m² për 1000 banorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button