Home / Politika / Gjykata rrëzon gjobat e bashkisë ndaj PD

Gjykata rrëzon gjobat e bashkisë ndaj PD

Gjykata Administrative ka shfuqizuar pesë gjoba për opozitën të vendosura nga bashkia e Tiranës nga 7  gjithësej për protestën e 8 dhjetorit., duke pranuar kështu pjesërisht kërkesën e bashkisë.

E përkthyer në vlera monetare, PD do të paguajë 20 mijë lekë për dy gjoba, secila nga 10 mijë lekë, pasi gjoba e plotë prej 163.7 mln lekë u konsiderua si e paligjshme.

Pas zhvillimit të protestës së opozitës, bashkia vlerësoi dëmet materiale  të pronës dhe ndotje të hapësirave publike.

Bashkia e Tiranës llogariti dëmin në  163.729.000 lekë duke ia kaluar  si gjobë Partisë Demokratike.

Bashkia evidentoi me detaje, të gjitha dëmet materiale që iu shkaktuan pronës publike të qytetarëve të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.