Home / Kronika / Igumenicë, greku furnizohej me drogë nga Shqipëria, i ikën policisë

Igumenicë, greku furnizohej me drogë nga Shqipëria, i ikën policisë

Një sasi prej 65 kilogramë marijuanë nga Shqipëria, e cila po transportohej për në Greqi është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.

Në fshatin Nerajdha në Igumenicë  policia greke i ka bërë shenjë për të ndaluar një mjeti, por drejtuesi nuk i është bindur, duke shtuar më tej shpejtësinë.

Shoferi pasi i është larguar policisë ka braktisur mjetin dhe gjatë kontrollit janë gjetur 65 kilogramë dorgë.

Mësohet se shetasi grek i cili po drejtonte makinën ishte furnizar me drogë nga disa shtetas shqiptarë në kufirin e gjelbër.

Policia Helene ka identifikuar drejtuesin e mjetit, 35-vjeçarin grek dhe është në operacion për kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.