Ekonomia

BSH: Zgjerohet hendeku mes bizneseve të vogla e të mëdha

Kredia dhe shitjet po krijojnë një hendek më të madh mes sipërmarrjeve të vogla e të mëdha. Sipas Bankës së Shqipërisë, bizneset e vogla e kanë të vështirë të marrin hua, ndërsa u kanë rënë shitjet. Në të njëjtën kohë, sipërmarrjet e mëdha raportojnë rritje të aktivitetit.
Ulja e lehtë e normave të interesit, nuk po ndihmon bizneset të marrin më shumë hua në banka. Një vrojtim i bërë së fundi nga Banka e Shqipërisë, vë në dukje se shumica e bizneseve nuk arrijnë të marrin hua në banka, dhe kostot e huasë u duken të larta. Sipërmarrjet e mëdha, të cilat kanë edhe kërkesa më specifike, ankohen për mungesën e stafit të kualifikuar. Vrojtimi i publikuar në raportin e stabilitetit financar, vëren se “Disponueshmëria e stafit të kualifikuar kufizon veprimtarinë e ndërmarrjeve të mëdha”.
Shqetësues është fakti se luhatjet e konsumit po krijojnë një hendek më të madh mes sipërmarrjeve të vogla dhe atyre të medha. Krahasuar me vetem 6 muaj më parë, bizneset e vogla kanë tkurrur aktivitetin për shkak të ujes së shitjeve, ndërsa ndërmarrjet e mëdha janë zgjeruar falë rritjes së shitjeve.
Vrojtimi i bërë në më shumë se 1200 biznese, tregon se sipërmarrjet e vogla nuk i kanë humbur shpresat. Krahas bizneseve të mëdha ato janë optimiste se do të zgjerojnë aktivitetin në gjysmën e dyte të vitit. Sipas raportit, “Të gjitha ndërmarrjet presin zgjerim të veprimtarisë së tyre dhe ecuri pozitive për nivelin e shitjeve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button