Kronika

Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri një person që mblidhte qumësht në Torovicë

Një person është vrarë me armë zjarri në Torovicë të Lezhës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së sotëm (27 shtator) në vendin e quajtur Argjinatura e Bentit, dhe sipas informacioneve të para viktima ka qenë bashkë me një person tjetër me furgon duke mbledhur qumështin e bagëtive të zonës së Torovicës.

Të dhëna të tjera kanë dalë në lidhje me ngjarjen në Lezhë, ku një pëson ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

Burime nga polica lokale bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një personi, i cili mblidhte qumësht në atë zonë.

Dyshimet e para të policisë janë se autorët kanë dashur të grabisin shoferin e fugonit, por ai nuk u ka ndaluar, duke bërë që në drejtim të tij të qëllohej me armë, ku nga të shtënat mësohet se ka mbetur i vdekur shoferi i furgoninit.

Dyshohet se vrasja mund të ketë qenë një tentativë grabitje, pasi viktima tre vite më parë ka rënë pre e grabitjes po në të njëjtën zonë. Viktima dhe personi tjetër ishin nga fshatrat e Shkodrës dhe vinin çdo ditë për të mbledhur qumësht në Torovicë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me atentatin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button