Kosova

Hoxhaj: Ekstremizmi në Kosovë erdhi nga vendet arabe

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se vendet e tjera e kanë eksportuar ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, përfshirë Kosovën, ku është shënuar përqindje e lartë e shtatasve që luftojnë për grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Autoritetet thonë se afro 70 shqiptarë të Kosovës besojnë se janë aktivë në Siri dhe Irak.

Enver Hoxhaj i tha mbrëmë agjencisë Associated Press, gjatë qëndrimit të tij në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se “radikalizimi i njerëzve të rinjë në Ballkan, është eksportuar nga OJQ-të e ndryshme dhe klerikët” nga Lindja e Mesme.

Mëtuje, ai ka theksuar se “ne nuk mund t’i fajësojmë qeveritë e jashtme” për përhapje të radikalizmit në ballkan, pasi “ne nuk kemi dëshmi për këtë”.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se prej vitit të kaluar askush nga Kosova nuk i është bashkuar IS-it.

“Ne jemi shumë krenarë, që prej shtatorit të kaluar askush nuk është larguar nga Kosova për t’iu bashkuar Daeshit”, tha Hoxhaj, duke iu referuar IS-it me shprehjen arabe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button