ParlamentarePolitika

Meta: Shpresoj që reforma në drejtësi të zbatohet suksesshëm

Salla e Kuvendit sot nuk ishte një arenë debati si çdo të enjte, por ishte zhndërruar në një kinema artistiko-kulturore ku do shfaqej një film, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut. Por edhe këtu, kryeparlamentari Meta duke iu referuar subjektit të filmit tha se shpreson që reforma në drejtësi të ketë një zbatim sa më të suksesshëm.

Meta: Reforma në drejtësi është një kryefjalë e gjithë procesit transformuas të vendit me qëllim edhe hapjen  e negociatave  në BE. Ndryshe nga ato shfaqjen e të enjtes të kemi një film domethenës. Unë nuk e di  kush është subjekti i detajuar i filmit, por thelbi është që një i ri nga Sudani i Jugut që ka studiuar në Britani, kthehet në vendin e tij me dëshira dhe ëndrrat për të zbatuar ato cfarë ai ka mësuar në një Universitet britanik dhe me qëllim për të vendosur drejtësdinë në një vend ku drejtësia mungonte prej shumë kohësh dhe përplaset me një realitet të vështirë. Shpresoj të jetë më e lehtë për të gjithë ata shqiptarë që kanë studiuar gjatë këtyre 26 viteve në Britani, në SHBA, Europë dhe kudo për drëejtësi dhe fusha të tjera për të realizuar ato ëndrra që ata kanë falë edhe një kulture të një niveli të lartë që kanë përfituar në vendin dhe kjo do të ishte një shpresë e madhe që edhe kjo reformë për të cilën vazhdojmë të disëkutojmë të ketë një zbatim sa më të suksesshëm

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button