Ekonomia

Shqipëria dhe Mali i Zi e kanë borxhin privat më të ulët në Rajon

Shqipëria e ka borxhin publik më të lartin në Rajon bashkë me Serbinë, por detyrimet e sektorit privat rezultojnë të jenë më të ultat në Rajon.

Borxhi i privatëve në Shqipëri është 57% e PBB. Vetëm Mali i Zi e ka këtë tregues më të ulët ndër vendet e tjera të Rajonit me 55% të PBB, sipas te dhënave te Eurostat.

Niveli më të lartë të borxhit privat shikohet ta kenë Kroacia, Serbia dhe Bosnja, respektivisht me 150 dhe 85% të PBB-së.

Në fillim të vitit 2015, stoku i borxhit publik në tre vende të rajonit, Serbi, Shqipëri dhe Kroaci tejkaloi nivelin simbolik prej 60% të PBB-së.

Stoku i përgjithshëm i borxhit privat dhe publik në 6 vendet e rajonit (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi, Bosnje) arriti rreth 94 miliardë euro në vitin 2014, shumë kjo e barabartë me stokun e borxhit të Kroacisë (102 miliardë euro), duke e çuar totalin e detyrimeve në 196 miliardë euro për të gjithë rajonin.

Një pjesë e madhe e detyrimeve të tanishme shpjegohet me përshpejtimin e borxhit të sektorit privat para krizës, si në rastin e Serbisë dhe Kroacisë.

Një studim i financuar nga Bashkimi Europian tregon se borxhi privat mund të jenë potencialisht i rrezikshëm për Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Pas krizës ekonomike të vitit 2008, akumulimi i borxhit dhe veçanërisht borxhit publik u bë një shqetësim në rritje për të gjitha vendet e rajonit, edhe pse nëshkallë të ndryshme. /MONITOR

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button