Ekonomia

Strehimi social, Shqipërisë i duhen 1.5 mld lekë

Teksa Ministria e Zhvillimit Urban ka hedhur për diskutim draftin për strehimin social, si një nga dokumentet më të rëndësishme për kategoritë në nevojë, buxhetit të shtetit i mungon pjesa më e madhe e fondeve. Shumë pak fonde janë në dispozicion.

Përllogaritjet e përfshira në Strategjinë Kombëtare të Strehimit tregojnë se për dy vite 2016-2018 do të nevojiten rreth 1.5 miliardë lekë. Hendeku llogaritet në 59.8 milionë lekë, ndërsa nga donatorët do të mund të sigurohen rreth 27.6 mln lekë. Në total, deri në vitin 2025 kostoja e strategjisë është llogaritur të jetë rreth 7.3 miliardë lekë.

Gjatë pjesës së mbetur të këtij viti e deri në 2017-ën do të duhet të realizohet identifikimi i problematikave, vlerësimi i nevojave reale për strehim për secilin program, si dhe unifikimi i procedurave të përdorura për kreditimin me kushte lehtësuese.

Gjatë vitit 2017 do të duhet të nisë vlerësimi i nevojave për strehim për 61 njësitë vendore, ndërsa sistemi i mbledhjes së të dhënave duhet të vihet në punë jo më vonë se viti 2020.

Gjatë kësaj kohe do të duhet të krijohet edhe një hartë me zonat e sakta ku banojnë grupet më në nevojë, veçanërisht ato që i përkasin komunitetit rom  dhe egjiptian.

Objektivi është që të rritet numri i familjeve përfituese me 20% dhe një skemë është ajo e përfshirjes së Partneritetit Publik Privat, si dhe përmirësimi i kushteve të strehimit për 25,000 familje. Për të realizuar këtë qeverisë do t’i duhet të përballet edhe me një tjetër problem tjetër të rëndësishëm, krahas atij financiar, siç është administrimi i dobët i

tokës dhe sistemi i dobët i pronave. Studimet e donatorëve, veçanërisht nga ana e Bankës Botërore vënë në dukje se këtë proces e pengon edhe transparenca e informacionit, e drejta për marrjen e tij, regjistrimi i sistemeve të menaxhimit të të dhënave dhe monitorimi.  Një tjetër sfidë është edhe kalimi i të drejtave të pronësisë që kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Sipërfaqja mesatare e tokës së lirë për komunat (referuar ndarjes së vjetër territoriale) është 77,000 m2, ndërsa për bashkitë është 8366 m2.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button