Kronika

Italianët si shqiptarët, në Foxha 6 hektarë me 180 mijë rrënjë kanabis

Vetëm një ditë pas sekuestrimit në veri të vendit të tre plantacioneve me kanabis, forcat italiane të rendit kanë zbuluar në zonën jugore të Ordonës, pranë Foxhas, 6 hektarë të mbjella me gjithësej 180 mijë rrënjë.
Mesa dihet, deri tani janë arrestuar tre persona që merreshin me mbarëvajtjen, kultivimin e deri në tharjen e kanabisit me makineri të posaçme. Plantacioni ujitej rrënjë për rrënjë nëpërmjet një sistemi modern vaditjeje.
Ende nuk janë dhënë detaje të hollësishme për këtë sekuestrim, që konsiderohet më i madhi i këtij lloji në nivel kombëtar. Nga analizat e laboratorit është vërtetuar se nga bimët e kapura mund të nxirrej 356 kilogramë princip aktiv i pastër, sasi e mjaftueshme për përgatitjen e 14 milionë dozave mesatare.
Po në këtë zonë, më 8 shtator u sekuestruan 5 tonë kanabis dhe u arrestuan dy vendas që në vreshtën e tyre, përveç rrushit kultivonin dhe narkotikë.
Gjithashtu vlen të theksohet se zona e Foxhas, pjesë e rajonit të Garganos, është thellësisht e prekur nga fenomeni mafioz, që në vitet e fundit është karakterizuar nga një luftë e përgjakshme mes klaneve të organizatës Sacra Corona Unita.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button