Ekonomia

Gazi, Shah Deniz 2 nga do të furnizohet TAP gati të nisë në 2018

Ndërtimi i fushës së Shah Deniz faza 2 (SD2) do të mund të përfundojë së ndërtuari në vitin 2018. Lajmi u bë i ditur nga drejtpri ekzekutiv i kompanisë shtetërore të gazit Rovnag Abdullayev. Sipas tij pas disa mujsh testimesh sasia e parë e gazit do të injektohet në gazjsllësin e Kaukazit Jugor dhe më pas në TANAP në vitin 2018. Do të nevojitet rreth një muaj për të mbushur me gaz të gjithë tubacionin dhe për të nisur eksportin sipas termave tregtare.

Fusha e Shah Deniz 2 tashmë ka përfunduar në masën 82%, ndërsa prodhimi do të nisë në mesin e vitit 2018. Sasia totale e gazit që do të mund të transprtohet do të rritet gradualisht në 16 miliardë metër kub në vit në dy vitet e para të funksionimit. Gazi do të transportohet për në Turqi so dhe në Europë përmes projektit të Korridorit Jugor.

Trans Adriatic Pipeline (TAP), është seksioni final i projektit të këtij Korridori dhe sasia fillestare që do të transportohet prej ij do të jetë 10 miliardë metër kub gaz.

Në total kostoja e Korridorit Jugor të Gazit llogaritet në rreth 23.8 miliardë dollarë, ku rreth 6 miliardë dollarë është vlera e TAP dhe 9.3 miliardë dollarë për TANAP.

Në Shqipëri, fillimi i ndërtimit të tubacionit pritet të inaugurohet në datë 30 shtator, në një ceremoni shtetërore.

Së fundmi TAP, ka rehabilituar në Fier një urë aksesi duke AP rehabilitoi një urë aksesi duke përdorur për herë të parë në Shqipëri një metodë që lejon zhvillimin e punimeve për forcimin e strukturës së urës pa e bllokuar trafikun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button